Telegrafi

Shpat Zekaj fiton medaljen e argjendtë

Shpat Zekaj e ka mbyllur aventurën në “European Judo” që u zhvillua në Zagreb me medalje të argjendtë

Zekaj pas disa fitoreve radhazi, nuk arriti që në finale të mposht xhudistin ukrainas, Anton Savytskiy.

Shpati nuk e nisi në mënyrën më të mirë ndeshjen, me kundërshtarin që ishte fillimisht në epërsinë e një pikë.

Kjo pikë për kundërshtarin e kosovarit ishte vendimtare kur përfundoi koha e rregullt.

Kësisoj, Zekaj e mbyll aventurën në Zagreb me medalje të argjendtë, derisa dje medalje të bronztë ka siguruar edhe Laura Fazliu. /Telegrafi/