Site icon Telegrafi

Shpat Komoni ndër të përzgjedhurit e UNESCO-s (Foto)

Në garën me karakter ndërkombëtar, ku kanë aplikuar artist e kreator nga e gjithë bota, në listën e më të dalluarve është edhe kreatori nga Kosova, Shpat Komoni, punimi i të cilit ndodhet në mesin e “23 punimeve të dalluara”. Kjo kategori njihet nga organizata e UNESCO-s si ‘Honorable Mentions’.

Shpat Komoni për Telegrafin zbuloi simbolikën e punimit të tij, që mori nota të larta nga organizata prestigjioze e OKB-së.

“Duke punuar shumë vite në radio dhe prodhim televiziv, unë kam parë nga afër angazhimin e kolegëve të mi gazetarë të cilët punojnë në baza ditore për të përmirësuar jetën e njerëzve të zakonshëm. Moralisht ndjehem i detyruar të përfshijë veten në çdo lloj gare duke shpresuar se do ta përmirësojë situatën në lidhje me punën e gazetarëve, lirinë e shprehjes dhe lirinë e mendimit. Unë kam zgjedhur dallëndyshen si një simbol sepse dallëndyshja është një zog shtegtar, zog që fluturon në çdo cep të botës dhe në mënyrë simbolike ajo mund të përhap kudo mesazhin për lirinë”, tha Komoni.

Ndryshe, Shpati është kreator i diplomuar dhe dallohet për punimet e tij artistike që përçojnë mesazhe universale, paqësore, tolerancës dhe një shoqërie me mundësi të barabarta për të gjithë.

 

Exit mobile version