Këngëtari i njohur nga Maqedonia, Shpat Kasapi, ka prezantuar para publikut projektin e ri muzikor.
“Gjithë jetën” mban titullin kënga e tij e re, të cilën e solli të kompletuar edhe nga ana vizuale me një paraqitje mjaft të veçantë.
Tekstin e këngës e ka shkruar Petro Xhori, kurse melodinë e ka bërë Ergys Shehu, njëherësh dy nga bashkëpuntorët më të afërt të këngëtarit Kasapi.
Ky videoklip i realizuar në Parkun Drilon (Pogradec), i është besuar produksionit “X CREATIVE”.
Projekti vjen pas “Çika Shqiptarisë”, të cilën Shpati e solli në duet me Anxhelo Koci dhe Ergys Shahu para disa ditëve.
34-vjeçari vazhdon të jetë aktiv edhe me mbrëmje e koncerte të ndryshme muzikore. /Telegrafi/