Telegrafi

Shpat Kasapi po vjen me këngë të re (Foto)

Shpat Kasapi ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor.

Por, duket se agjërimit të gjatë po i vjen fundi pasi që këngëtari po përgatit një këngë të re.

Ai përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se ka nisur xhirimet e videoklipit të ri.

“Aroma e saj”, titullohet kënga e Shpatit, të cilën do ta publikojë pas 20 ditëve.

“Gjatë xhirimit të klipit më të ri “Aroma e saj” që do te lansohet pas 20 ditëve”, ka shkruar Kasapi në llogarinë personale në Instagram.

Ndryshe, këngëtari pritet që të sjell edhe këngë të reja gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/