Telegrafi

Shpat Kasapi po ballafaqohet sërish me sulme kibernetike (Foto)

Këngëtari i njohur nga Maqedonia, Shpat Kasapi, duket se nuk po mund të bëhet aspak rehat me llogaritë e tij në rrjetet sociale.

Ditë më parë, pati tentativa nga sulmuesit kibernetikë që atij t’i thyhet llogaria e Instagramit, e ndërsa duket se e njëjta gjë kohëve të fundit po ndodh edhe me llogarinë e tij të Facebook-ut.

Lexo po ashtu Alarm për sulme kibernetike edhe në Kosovë, si të mbrohemi (Dokument)

Kështu të paktën bën me dije vet këngëtari përmes një statusi të publikuar në Facebook dhe Instagram, ku denoncon hackerët të cilët po tentojnë t’ia thyejnë edhe Facebook-un, ndërsa kërkon që tentimet e tilla të ndërpritet dhe ta lënë atë të qetë.

“A fillut dhe ket fb me hy me ma hacerat a?
Spo ju kuptoj qa doni nga une?
Spo ju kuptoj qka ju duhet fb im?
Spo ju kuptoj 1 fb dhe 1 fan page te verifikuar ma moret tash dhe ket e doni a?
Madje tentuat dhe instagram te ma merni por nuk arritet dot? Madje e gjeta dhe lokacionin nga keni hyr ne insta tim? Sdo e le me kaq… Kaq shum ju intereson jeta ime? Nese doni me dit dicka hajdeni me pytni para syve jo mbas shpine me ba gjera… mos u beni te ligt se so burrni kjo
TURP..” (sic.), shkruan Shpati në Facebook.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Përndryshe, përkundrejt sulmeve të vazhdueshme, llogaria e tij në Instagram ka shpëtuar pa u dëmtuar, dhe tani këngëtari shpreson që e njëjta gjë të ndodhë edhe me faqen e tij në Facebook. /Telegrafi/