Telegrafi

Shpat Kasapi mbush 31 vite, e mbani mend si dukej në fillim të karrierës? (Video)

Shpat Kasapi sot ka festuar ditëlindjen e tij të 31-të.

Këngëtari nga Tetova e Maqedonisë u lind në vitin 1985 ndërsa me muzikë ka filluar të merret që i ri, transmeton Telegrafi.

“Axhamiu” “Pa ty s’jetoj” dhe “Largohu” janë disa nga hitet e tij të para , me të cilat Shpati gëzonte një sukses të jashtëzakonshëm në atë kohë.

Megjithëse ishte nga më të pëlqyerit nga gjinia femërore, këngëtari ka kohë që nuk gëzon popullaritetin që kishte dikur si një nga meshkujt më të preferuar të estradës shqiptare.

Sa i përket jetës private, që nga prishja e fejesës me Afërdita Dreshaj, Shpati vazhdon të jetë single./Telegrafi/