Këngëtari i njohur Shpat Kasapi është shumë i kërkuar nga publiku, për të kënduar nëpër vende të ndryshme.
Së fundmi, ai ka qenë i ftuar për të kënduar në një diskotekë në Tielt të Belgjikës, me ç’rast ka argëtuar publikun shqiptar që jeton atje.
Disa prej momenteve të këndshme gjatë kësaj mbrëmje, Shpati nuk ka hezituar t’i ndajë me fansat përmes rrjetit social Instagram, ku ka publikuar disa fotografi, për të treguar që atmosfera ka qenë në maksimum.
Madje, në një moment Shpati ka zbritur nga skena dhe bashkë me meshkujt që ndodheshin aty, janë ulur të gjithë në gjunjë për të kënduar së bashku, njëlloj sikur të ishin në “odat e burrave”.
Përderisa imazhet nuk janë publikuar me video, fansat nuk kanë patur mundësinë të dinë se çfarë muzike është kënduar, megjithatë nga pamjet aludohet se ai mund të ketë kënduar këngë të vjetra rapsodike ose patriotike. /Telegrafi/