Shpat Kasapi dhe partnerja e tij, Selvije Jao, do bëhen prindër për herë të parë së shpejti.
Derisa kanë rrëfyer shpesh për marrëdhënien e tyre, ata së fundmi kanë zbuluar edhe gjininë e foshnjës.
Çifti kanë qenë të ftuar në Tv Klan në emisionin “Rudina”, derisa përmes një baloni treguan se çfarë po presin djalë apo vajzë.
Në momentin që është shpërthyer baloni i madh, rrodhën disa të tjerë blu që konfirmuan se po presin një djalë.
Dyshja u shfaqën të lumtur krah njëri-tjetrit duke treguar se janë shumë të emocionuar për këtë.
Shpati theksojmë se është fejuar me Selvijen vitin që lamë pas, teksa u martuan pak muaj më parë.
Kjo është martesa e parë për Kasapin, i cili shijoi një lidhje të gjatë me modelen Afërdita Dreshaj. /Telegrafi/