Telegrafi

Shpat Kasapi dhe Ingrit Gjoni së shpejti me një bashkëpunim të ri (Video)

Tashmë tregu shqiptar është i stërmbushur me bashkëpunime, dhe ky trend duket se do të vazhdojë gjatë nga artistët shqiptarë.

Këngëtarët Shpat Kasapi dhe Ingrit Gjoni kanë paralajmëruar se shumë shpejt do të vijnë me një projekt të ri muzikor së bashku.

“Prive” mëson se dyshja kanë përfunduar edhe xhirimet e videoklipit, i cili publikohet javën tjetër.

Për Shpatin ky projekt, është pasues i dy bashkëpunimeve të tjera me Lorin dhe Elena Leka, të cilat kanë qenë shumë të suksesshme. /Telegrafi/