Këngëtari Shpat Deda është mjaft i pëlqyer nga publiku për zhanrin që e këndon.
Ndonëse kohëve të fundit nuk ka qenë edhe shumë aktiv në muzikë, ai prapëseprapë mbetet i preferuar nga publikue për rock baladat e tij ndër vite, të cilat kanë qenë shumë të pëlqyera.
Shpati, ndryshe prej këngëtarëve tjerë nuk shpenzon shumë kohë në rrjetet sociale, megjithatë publikon hreë pas here fotografi nga përditshmëria e tij.
Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram të 10 viteve më parë, duke kujtuar kështu veten si dukej në atë kohë.
“Rikthim në 20-tat e hershme”, ka shkruar këngëtari 31 vjeçar në mbishkrimin e fotos, duke kthyer kështu ndjekësit e tij në retrospektivë. /Telegrafi/