Telegrafi

Shpat Deda, 10 vite në skenë me 10 koncerte në Shqipëri: Pres mbështetje për koncert edhe në Prishtinë

Shpat Deda është një këngëtar mjaft i njohur dhe këngët e tij dëgjohen gjithandej, por intervistat e tija mediatike janë shumë të rralla.

Ai ka thënë se nuk preferon shfaqjen në televizione apo media nëse nuk ka për të prezantuar ndonjë projekt ose diçka të madhe.

“Nuk preferoj të shfaqem në media vetëm sa për të treguar si e kalojë një ditë ose diçka të ngjashme”, deklaroi ai.

Këngëtari i njohur ka thënë se muzika atë e përbush shpirtërisht.

Ai në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini ka thënë se marrëdhënien me muzikën që nga dalja e tij në skenë e ka ruajtur me  shumë kujdes.

Lexo po ashtu Lajmet për Shpat Dedën

“Marrëdhënien me muzikën e kam ruajtur me kujdes dhe muzika vazhdon të më përmbush shpirtërisht”.

Artisti këto ditë ka shënuar edhe 10 vjetorin e debutimit të tij në skenën muzikore.

Ai me këtë rast po organizon 10 koncerte në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

“Në Tiranë tashmë kam performuar dhe pritja që më kanë bërë kryetari i Tiranës Erion Veliaj dhe Ministrja e Kulturës,  Mirela Kumbaro ishin shumë të mira dhe koncertin do ta mbajë në mend gjatë”.

Deda ka thënë se koncerte ka në plan të organizoj edhe në qytete të Kosovës por ai ka thënë se këto koncerte janë të kushtueshme.

“Dua të bëj një koncert edhe në Prishtinë, por varet nga mbështetje që do të gjej këtu, pasi organizimi i koncerteve të tilla është mjaft i kushtueshëm”, tha Shpat Deda. /Telegrafi/

RELOAD 17.10.2018

Publiée par Reload – RTV Dukagjini sur Mercredi 17 octobre 2018