PriFest është festivali i vetëm në rajon që tashme 10 vjet ka program të specializuar filmik për filma me subjekte nga komunitetet LGBTIQ+, të titulluar LetItBe Films.
Këtë vit, në këtë program jo-garues do të ketë dy filma:
“Chokehole: Drag Wrestlers do Deutschland” nga Yony Leyser, Gjermani/ Premierë Evropean (22min).
Filmi tregon se si disa performues queer me të drejta të shkelura e krijuan një shou interesant të mundjes përkundër rrethanave.
‘Revived’ nga Uriya Hertz, Izrael / Premiere Botërore (17 min).
Një natë në një gej bar në Jerusalem, Aaroni e humb çantën e tij. Në pamundësi për t’u kthyer në shtëpi pa të, ai merr ndihmë nga Sefi, banakieri. Fatet e të dyve do të lidhen sonte.
Filmi ‘Revived’ është edhe në kategorinë Fokus.
PriFest do ta mbajë edicionin e 15 nga 12-17 shtator në Kino Armata, Prishtinë.