Telegrafi

Shpalosen oferta për blerje të Opel-it

Një agjent i shitjeve i "Opelit", në deklaratë për revistën „Automobilëoche“, që del sot, thekson se ideja për blerjen e koncernit është "në proces të shqyrtimit dhe afrohet me seriozitet" nga ana e agjentëve të shitjeve dhe "kjo nuk është e pamundshme".

Në Gjermani ka rreth 2.000 kompani, të cilat merren me shitjen e kësaj marke automobili.

Të mërkurën, kompania gjermane "Solar World", e cila merret me prodhimin e kolektorëve termik, shpalosi ofertën e saj për blerjen e "Opel"-it, por zëdhënësi i kompanisë amerikane "General Motors" deklaroi se kompania-amë nuk dëshiron ta shesë filialën gjermane.

"SolarWorld" bëri të ditur se është i gatshëm të paguajë një miliard euro për katër entet e "Opel"-it, si dhe për qendrën hulumtuese.

Propozimi ishte me kushte strikte, të cilat sipas analistëve financiar, i ulin gjasat për sukses.

Të njëjtën ditë parlamenti rajonal i provincës Hesen njëzëshëm votoi për ndarjen e 500 milionë eurove si hua për të shpëtuar për "Opel"-in, në rast se "General Motors" bankrotojnë. /Makfaks/