Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Sarandës pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike.
I ndaluari është shtetasi E.T., 30 vjeç, banues në Cërrik, Elbasan i cili ishte dënuar nga gjykata një vit më parë me 3 vite burg.
“Si rezultat i bashkëpunimit me Komisariatin e Policisë Sarandë, kapet në Peqin dhe vihet në pranga një 30-vjeçar i shpallur në kërkim për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza, në Sarandë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas të shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Sarandë, si rezultat i shkëmbimit në kohë të informacionit me shërbimet e këtij Komisariati, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit: E.T., 30 vjeç, banues në Cërrik, Elbasan.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin e datës 12.04.2022, e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, pasi në muajin gusht të vitit 2021, gjatë kontrollit të banesës ku ai qëndronte përkohësisht për periudhën e sezonit veror, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar doza të lëndës narkotike kanabis, të cilat ai i shpërndante në zonën përreth”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/