Komiteti Olimpik i Kosovës për herë të dytë me radhë e ka bërë shpalljen e laureatëve të vitit.
Ashtu siç është pritur epiteti i sportistes më të mirë i ka takuar xhudistes Majlinda Kelmendi, ndërsa në konkurrencën e meshkujve këtë çmim e ka fituar karateisti Herolind Nishevci.
Xhudistja tjetër, Nora Gjakova është nderuar me çmim special, derisa trajneri i tyre Driton Kuka edhe më tutje nuk ka konkurrencë për epitetin e trajnerit të vitit.
KOK-u i ka ndarë edhe tri çmime për shpresat olimpike, nga të cilat dy po ashtu i kanë takuar xhudos, pasi i fituan Shpat Zeka e Laura Fazliu, ndërsa boksierja Donjeta Sadiku ka qenë fituesja tjetër e këtij çmimi.
Nga sportet ekipore, Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll te meshkujt dhe ajo e hendbollit në konkurrencën e femrave janë shpallur si më të mirat e vitit 2017.
Shpresat olimpike: Shpat Zeka (xhudo), Donjeta Sadiku (boks) dhe Laura Fazliu (xhudo)
Kombëtarja e vitit: Kosova (basketboll – meshkujt) dhe Kosova (hendboll – femrat)
Çmimi special: Nora Gjakova (xhudo)
Trajneri i vitit: Driton Kuka (xhudo)
Sportisti i vitit: Herolind Nishevci
Sportistja e vitit: Majlinda Kelmendi