Telegrafi

Shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk është problem për Spanjën

Ministri i Jashtëm Moratinos, ka thënë se shpallja e pavarësisë, nga ana e Kosovës, nuk paraqet problem për Spanjën, ka thënë për Radio Kosovën, Skënder Hyseni.

Sipas Hysenit, i cili citon, Moratinosin, Spanja nuk do të jetë vendi i parë që do ta njoh pavarësinë e Kosovës, por atë do ta bëjë në një fazë të caktuar, natyrisht, në koordinim me Bashkimin Evropian.