Telegrafi

Shpallet Vala 33 e privatizimit

AKP-ja ka njoftuar se, lista e tenderëve për privatizim për valën e 33-të përmban 6 Ndërmarrje Shoqërore (NSH) nga të cilat janë krijuar përmes Spinof-it 8 Ndërmarrje të Reja.

“Të gjitha këto Ndërmarrje të Reja do të privatizohen përmes Spinof-it të rregullt”.

Ndërmarrjet e reja të cilat do të privatizohen janë Ndërmarrja e Re Pasuria Bujqësore toka Elezaj, Ndërmarrja e Re Ferma – Mikushnicë Ndërmarrja e Re- Malishgan Bingjë Tokë Bujqësore, Ndërmarrja e Re KB- Shtupel, Ndërmarrja e Re Pemishtet e Lajthive dhe Vishnjeve, Ndërmarrja e Re- Fushticë e Ulët, Ndërmarrja e Re – Negroc dhe Ndërmarrja e Re -Arllat. /Telegrafi/