Fondi për risi dhe zhvillim teknologjik e ka publikuar thirrjen e re publike për mbështetje financiare të kompanive të reja startup dhe spinoff.
Në qendër të këtij programi të mbështetur nga Banka Botërore (BB) janë të rinjtë, ndërsa qëllimi është nxitja e risive përmes hulumtimit dhe zhvillimit të afarizmit të ri, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Buxheti i përgjithshëm për këtë thirrje është një milionë euro, ndërsa shumë maksimale që do të jepet është deri 85% nga vlera e projektit, respektivisht deri 30 mijë euro.
Pjesa e mbetur duhet të mbulohet nga vetë aplikuesi.
Thirrja publike është shpallur sot dhe do të zgjatë deri më 11 dhjetor të këtij viti./Telegrafi/