Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Dime Spasov, sot në një pres konferencë ka informuar se thirrja publike më është shpallur dhe mund të konkurrojnë nxënësit e shkollave të mesme të cilët rregullisht ndjekin mësimin dhe janë prej familjeve të pranuesve të ndihmave sociale, transmeton Telegrafi Maqedoni.
‘Të gjithë të interesuarit është e nevojshme që të aplikojnë në qendrat për Punë sociale deri më 30 shtator. Këto mjete janë paraparë të realizohen në tremujorin me pagesën e mbështetjes financiare të nënave të këtyre fëmijëve. Të gjithë ata që ndjekin mësimet rregullisht, gjegjësisht që prezantojnë më shumë se 85% të orëve, do të marrin mbështetje shtesë financiare’, u tha nga kjo ministri.
Për këtë vit janë ndarë 72 milionë denarë dhe planifikohet financiarisht të ndihmohen rreth 6 mijë familje.
Programi për mbështetje financiare për këto kategori nxënësish realizohet që nga viti shkollor 2010/11 dhe deri më tani janë investuar gjithsej 409 milionë denarë ose financiarisht janë mbështetur rreth 46 mijë shfrytëzues. /Telegrafi/