Telegrafi

Shpallet tenderi për Qendrën e re Klinike në Shkup

Ministria e Shëndetësisë, sot e shpalli tenderin për ndërtimin e Qendrës së re universitare klinike grinfild lokacion sipas modelit “çelës në dorë” me mbështetje gjatë menaxhimit të projektit.

Projekti, siç është publikuar në Sistemin elektronik për furnizime publike, do t’i përfshijë këto kategori të shërbimeve dhe punëve të cilat duhet të kryhen: planifikim, projektim dhe përgatitje të dokumentacionit teknik, ndërtim, menaxhim me ndërtimin dhe punët ndërtimore, pajisim, pajisje teknike, menaxhim me sistem të informimit, pajisje mjekësore dhe jo mjekësore, planifikim të zhvendosjes së qendrës klinike, menaxhim me transferin, planifikim dhe menaxhim me procesin e punës paralele të infrastrukturës spitalore, trajnim të personelit dhe mirëmbajtje të objektit dhe pajisjes për një periudhë të caktuar.

Sipas konceptit të marrëveshjes, realizimi i ndërtimit është në tre faza të njëpasnjëshme sipas sistemit “çelës në dorë”. Si qasje më adekuate dhe ndërtim të kompleksit do të konsiderohet ai që planifikon implementimin e projektit në disa faza, me qëllim të vetë qëndrueshmërinë në çdo fazë të një pas njëshme. Marrëveshja arrihet me kohëzgjatje deri në realizimin e obligimeve të dy palëve të dakorduara. Afati për realizimin është 90 muaj.

Si elemente kryesore gjatë përcaktimit të kriterit për përzgjedhjen e operatorit ekonomik është oferta më e volitshme me çmim: 30 pikë dhe cilësi me 70 pikë.

Në tender mund të marrin pjesë kompani vendore dhe të huaja përmes paraqitjes grupore.