Telegrafi

Shpallet tenderi për hekurudhën Maqedoni-Shqipëri

Trajekti hekurudhor ka një distancë prej 63 kilometrash, ndërsa do të përmbajë edhe një hekurudhë të elektrifikuar si pjesë e stacionit hekurudhor të Kërçovës deri në kufirin me Shqipërinë.

Mjetet për realizimin e fazës përgatitore janë ndarë nga fondet e Bashkimit Evropian, ndërsa shuma e lejuar e këtij buxheti është rreth 8 milion euro.

Pjesëmarrës në tender mund të jenë kompani nga vendet kandidate të BE-së, vendet anëtare të BE-së si dhe vendet e përfshira në këtë projekt. /Telegrafi/