Për drurin që do të mbillet tek vendi i përmendores së Qoses, e cila tashmë është larguar nga autoritet e Bashkisë së Shkupit, është shpallur tender, ndërsa pritet të kushtojë rreth 5 mijë denarë.
Nga Bashkia e Shkupit nuk precizojnë se kur saktësisht do të vendoset druri, pasi akoma pritet të hapet procedura e tenderit, përcjelë Telegrafi Maqedoni.
Në bazamentin e drurit do të gdhendet neni 10 i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara, lidhur me të drejtën për një gjykim të drejtë./Telegrafi/