Site icon Telegrafi

Shpallet i pafajshëm i akuzuari për tentim-vrasjen e Mimoza Kusarit

Gjykata e Gjakovës ka shpallur aktgjykimin në rastin e tentim-vrasjes së pretenduar ndaj deputetes së Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lilës dhe të Prenk Radit.

I akuzuari Mikel Qupit është liruar nga të gjitha pikat e aktakuzës.

Mikel Qupi akuzohet se u mor vesh me dy shtetas të Shqipërisë për vrasjen e Mimoza Kusari-Lilës gjatë muajit korrik të vitit 2015.

Për vrasjen e atëherë kryetares së Gjakovës, Qupi sipas Prokurorisë u premtoi 300 mijë euro dy shtetasve shqiptarë, njëri nga të cilët ishte Gramoz Nukshiqi.

Qupi ka mohuar fajësinë në vazhdimësi gjatë procesit gjyqësor. /Kallxo.com/

Exit mobile version