Zyrtarët e Rekordeve të Ginisit, e kanë shpallur një japoneze 116-vjeçare, si njeriun më të vjetër të gjallë në botë.
Autoriteti global i rekordeve, i ka ndarë certifikatën Kane Tanaka, me një ceremoni modeste në shtëpinë e të moshuarve në Fukoku të Japonisë, ku ajo jeton për një kohë, transmeton Telegrafi.
Familjarët e saj dhe kryetari i qytetit, kanë qenë të pranishëm, ku e mbijetuara e kancerit, që i pëlqen të luajë Othellon në Piano, e pranoi certifikatën e vënë në kornizë.
“Ky është momenti më i mirë në jetë, që e kam përjetuar deri më tani” ka thënë Tanaka, e pyetur për pjesën më të mirë të jetës.
E lindur më dy janar të vitit 1903, ajo një nga tetë fëmijët e familjes. Në vitin 1922, është martuar me Hideo Tanaka, me të cili ka pasur katër fëmijë, si dhe ka adoptuar një tjetër.
Për çdo ditë, zgjohet në gjashtë të mëngjesit, ndërsa e kalon kohën duke zgjidhur komplikime matematikore. Sekretin e jetëgjatësisë, ajo beson se e ka nga apetiti i madh për ëmbëlsirat, kafenë dhe pijet e gazuara.
Madje, në ditën që u shpall si me e vjetra e gjallë, kërkoi të festonte me tortën e preferuar me luleshtrydhe.
Rekordin për njeriun më të vjetër në botë, e mbanë Chiyo Miyako po nga Japonia, që është ndarë nga jeta në moshën 117-vjeçare.
Sipas zyrtarëve të Ginisit, në botë mund të ketë njerëz edhe më të moshuar, por që nuk kanë dokumente për ta vërtetuar moshën e tyre. /Telegrafi/