Lista e ngushtë për qytetet e Mbretërisë së Bashkuar në garë për të pritur Eurovision 2023 është shpallur nga BBC.
Që kur u konfirmua se Britania e Madhe do të priste konkursin vitin e ardhshëm në vend të Ukrainës, disa vende kanë konkurruar për të mirëpritur Eurovisionin e vitit të ardhshëm.
Ndërsa kryetari i bashkisë së Londrës, Sadiq Khan, këmbënguli që ngjarja të mbahej në kryeqytetin anglez, qytete të tjera duke përfshirë Glasgow dhe Manchester kanë qenë të gatshme për të hyrë në garë.
Tani, është zbuluar lista e ngushtë për shtatë qytetet që mund të kenë mundësinë për të pritur spektaklin vjetor dhe ato janë: Birmingham, Glasgow, Leeds, Liverpool, Manchester, Newcastle dhe Sheffield.
Kjo është zbuluar nga organizatorët në The Zoe Ball Breakfast Show në BBC Radio 2.
Prezantuesi i radios shpjegoi se 20 qytete kishin shprehur interesim për të pritur, përpara se aplikantët të zvogëloheshin në një listë të ngushtë.
Pas shpalljes së listës së ngushtë të Eurovsionit, Kate Phillips, drejtoresha e BBC-së tha: “Dëshirojmë të falënderojmë të gjitha qytetet dhe rajonet që kanë dorëzuar ofertat për të pritur Konkursin e Këngës së Eurovisionit të vitit të ardhshëm. Ne kemi shtatë qytete fantastike që po kalojnë në raundin tjetër”.
“Urime Birmingham, Glasgow, Leeds, Liverpool, Manchester, Newcastle dhe Sheffield – është emocionuese të shohësh një gjerësi të tillë ofertash që kalojnë nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar”.
Ajo shtoi: “Ne jemi të përkushtuar për të ofruar një Konkurs Kënge vërtet unik që feston Ukrainën e mrekullueshme, muzikën dhe krijimtarinë britanike në të gjithë diversitetin e saj”.
Cilat qytete të Mbretërisë së Bashkuar janë në listën e ngushtë për Eurovision 2023?
– Birmingham
– Glasgow
– Leeds
– Liverpool
– Manchester
– Newcastle
– Sheffield. /Telegrafi/