Telegrafi

Shpallet konkursi për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet publike të Prishtinës

Foto: Arkiv

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës ka shpallur konkursin për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet publike për vitin 2020-2021.

Regjistrimi i fëmijëve në institucionet parashkollore publike të Prishtinës do të fillojë nga dita e sotme dhe do të zgjasë deri më 6 korrik.

“Aplikimi dhe dorëzimi i dokumenteve bëhet në Institucionin Parashkollor përkatës çdo ditë pune prej orës 09:00 deri në ora 15:00.

Shpallja e rezultateve bëhet më datën 13 korrik 2020, në institucionet parashkollor përkatës si dhe në web-faqen e Komunës së Prishtinës”, thuhet në njoftim, shkruan Telegrafi.

Të drejtë pranimi në institucionet parashkollore publike kanë vetëm fëmijët e prindërve që janë banorë të komunës së Prishtinës.

Komuna e Prishtinës poashtu ka njoftuar edhe për konkursin për lirim nga pagesa të fëmijëve në Institucionet Parashkollore për vitin 2020/2021.

Të drejtë lirim nga pagesa kanë vetëm: fëmijët e invalidëve të luftës lirohen nga pagesa 100%, fëmijët bonjakë (pa të dy prindërit) 100%, fëmijët me nevoja të veçanta 100%, fëmijët në asistencë sociale, fëmijët me njërin prind, fëmijët e veteranëve të luftës, prindërit që kanë më shumë se një fëmijë në IP të regjistruar, për një fëmijë do ta paguajnë tarifën e plotë, për fëmijën e dytë lirohet 30%, për fëmijën e tretë lirohet 50% nga tarifa aktuale.

Konkursin dhe të dhënat e plota i gjeni këtu./Telegrafi/