Site icon Telegrafi

Shpallet konkursi për regjistrim në shkollat e mesme publike në Maqedoni

Ministria e Arsimit ka shpallur konkurs për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike të vendit, për vitin akademik 2017/2018. Këtë vit do të zbatohen programe arsimore të përshtatura nga Cambridge International Examinations në lëndët e matematikës, biologjisë, fizikës dhe kimisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Këtë vit ka 35.909 vende të lira, edhe atë 25.127 në gjuhën maqedonase, 9.830 në gjuhën shqipe, 918 në gjuhën turke, si edhe 34 në gjuhën serbe. Për në gjimnaz, kandidatët duhet të kenë 60 pikë, për shkollën medicinale, 70 pikë, për shkollën ekonomike, juridike dhe tregtare, 60 pikë, për shkollën e komunikacinit të drejtimit teknik duhen 55 pikë, kurse për atë teknik transporti dhe shpedicioni duhen 60 pikë.

Për teknik të optikës së syve duhet që nxënësi të ketë 60 pikë për të aplikuar, pastaj për elektroteknikë kompjuterike dhe automatike duhen 55 pikë, për elektronikë dhe telekominikacion, 50 pikë, për profilet tjera duhet që nxënësi të ketë 45 pikë për t’u regjistruar.

Për arsimin trevjeçarë të mesëm, kandidati duhet të ketë vetëm 30 pikë. Afati i parë i regjistrimit është në qershor, kurse i dyti është në gusht. Konkursin e plotë e gjeni në këtë vegëz./Telegrafi/

Exit mobile version