Site icon Telegrafi

Shpallet konkursi për punësimin e 125 ushtarëve profesional në ARM

Ministria për Mbrojtje e Republikës së Maqedonsië në web-faqen e saj e publikoi konkursin për punësim të 125 ushtarëve profesional në ARM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministrja e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska kumtoi se janë planifikuar 375 punësime të reja të ushtarëve profesional të cilët duhet ta përforcojnë strukturën e ARM-së.

Kandidatët që do të zgjidhen do të nënshkruajnë kontratë pune me afat të caktuar, me kohëzgjatje pre 3 vitesh. Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet: të jenë shtetas të Republikës së Maqedonsië, të jenë të moshës madhore, të kenë aftësi të veçanta shëndetësore dhe fizike, të kenë të kryer shkollën e mesme, të kenë të kryer shërbimin vullnetar ushtarak dhe të mos jenë më të moshuar se 25 vjeç në datën e përfundimit të konkursit për pranimin e ushtarëve profesional./Telegrafi/

Exit mobile version