Kuvendi sot shpalli konkursin për prokuror publik në Maqedoni, me ç’ka fillon afati prej 15 ditëve për dorëzimin e kandidaturave në Këshillin për Prokuror Publik.
Prokurori mund të jetë jurist i diplomuar, i cili është qytetar i Maqedonisë, ka kaluar provimin e jurisprudencës dhe ka përvojë pune prej së paku tetë vjetësh me rezultate të konfirmuara në çështjet ligjore, si dhe profesor universitar i cili ka mësuar më shumë se një dekadë një lëndë ligjor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Deri tani kandidatura kanë paralajmëruar noterja Lorija Vaneska dhe avokatët Zvonko Davidoviq, Aleksandar Tortevski, Aleksandar Nakov dhe Sejfulla Osmani.
Nëse Këshilli i prokurorëve nuk jep mendim pozitiv për asnjërin nga kandidatët ose nëse qeveria nuk mund ta zgjedh prokurorin e ri, atëherë në Kuvend përsëri do të shpallet konkurs./Telegrafi/