Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs publik për pranimin e 125 ushtarëve të rinj profesionist në Ushtrinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ministria i fton të gjithë qytetarët të cilët janë të motivuar dhe i plotësojnë kushtet të paraqiten në konkurs, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ju bëjmë thirrje të rinjve dhe qytetarëve të motivuar, të cilët i plotësojnë kushtet e përmendur në konkurs, të paraqiten dhe të bëhen pjesë e Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut, e cila së shpejti do të jetë edhe ushtri e NATO-s. Profesioni i ushtarit ofron mundësi për avancim, për zhvillim personal dhe në karrierë”, thuhet në njoftim.
Afati për paraqitje është 15 ditë, ndërsa më shumë informacione mund të gjeni në web-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes www.mod.gov.mk./Telegrafi/