Site icon Telegrafi

Shpallet konkurs për pjesëmarrje në program menaxhues rajonal për shërbyes shtetëror në Ballkanin Perëndimor

EU flags in front of European Commission

Komisioni Evropian dhe Këshilli Britanik sot kan shpallur thirrjen për pjesëmarrje në Programin e Bashkimit Evropian për profesionistët e rinj të Ballkanit Perëndimor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për një pilot-projekt që përbëhet nga një program menaxhues rajonal për trajnimin e shërbyesve të rinj shtetëror të Shqipërisë, Bosnjës e Hercegobinës, Kosovës, Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi, që udhëhiqet nga Komisioni Evropian dhe realizuar nga Këshilli Britanik.

Thirrja është e hapur nga dita e sotme, e deri më 25 shtator të këtij viti. Kandidatët përfitues do të kenë mundësi të marrin pjesë në një trajnim trejavor në Paris, të titulluar ”Çertifikatë ekzekutive për menaxhment dhe politikë pulike”. Kandidatët do të marrin pjesë edhe në një program tjetër dyjavorë për shkëmbim rajonal, si pjesë e dytë e projektit të përgjithshëm.

Të gjithë të interesuarit mund të klikojnë këtu për të patur më tepër informacione për këtë projekt./Telegrafi/

Exit mobile version