Universiteti Nënë Tereza në përputhje me dinamikën e paraparë, shpall Konkurs për përzgjidhjen ideore të Kompleksit Universitar Nënë Tereza në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Shpallja e Konkursit për përzgjidhjen ideore vjen pas vendimit unanim të Komisionit përkatës të ekspertëve pranë UNT që është angazhuar me udhëheqjen dhe finalizimin e këtij procesi deri në përzgjedhjen e Projektit ideor fitues.
Detyra projektuese është definuar sipas standardeve më të larta për realizimin e vizionit universitar, në përputhje me programet studimore që janë të akredituara, gjithmonë duke e pasur në rend të parë specifikën kryesore të universitetit Nënë Tereza, që janë programet tekniko-yeknologjike.
Sipërfaqja e përgjithshme e projektit është 31.980 metra katrorë dhe në suaza të këtij Kompleksi do të ketë pishinë me dimensione gjysmë-olimpike./Telegrafi/