Site icon Telegrafi

Shpallet i pafajshëm për goditjen e kovës

55-vjeçari Waldemar Wilk është paditur në gjykatë me akuzën se ka dëmtuar një kovë plastike të fqinjës së tij me vlerë prej 3 eurosh.

Fqinja e tij Alicja Tomankiewicz kishte thënë se Wilk e ka goditur aq shumë kovën, saqë kishte arritur në një shkurre jashtë bllokut të tyre.

Çështja është dërguar në gjykatën komunale, ku Wilk është shpallur i pafajshëm, duke thënë se zonja Tomankiewicz ende po e përdorte të njëjtën kovë.

Ai madje ka paraqitur edhe dëshmi me xhiruara me telefonin celular të tij, ku shihej zonja Tomankiewicz duke përdorur kovën. /Telegrafi/

Exit mobile version