Telegrafi

Shpallet fituesi i ‘Startup Battle’ (Foto)

Gara më e madhe e ideve për biznes në një show televiziv që ishte çdo javë për çdo 17 javë rresht, ndërsa dje ishte finalja e madhe në mes dy garueseve shumë të mirë” ekipi Jamatu dhe Synclab, që paraqiten ide gjeniale për biznesin e tyre dhe në fund të emisionit është shpallur fituesi i show emisionit ‘Startup Battle’ në Klan Kosova.

Ky emision kishte për qëllim ngritjen e sipërmarrjes në Kosovë duke paraqitur ide të shumta të garuesve që morën pjesë nga gjithë vendi, por edhe nga Shqipëria dhe Maqedonia. Sysret Krasniqi me ekipin e tij Jamatu doli fitues i sezonit të parë i cili mori çmimin prej 10 mijë euro. Ai prezantoi platformën që merret me organizimin e ngjarjeve (eventeve) nga fillimi deri në fund duke shërbyer edhe një robot për identifikimin e çdo personi që është zbulim i ri i kësaj sipërmarrjeje.

Ndërsa vendi  dytë i takoi ekipit Synclab, që merret me zbatimin e teknologjive AR dhe VR. Ky lloj i teknologjisë ofron shërbim profesional si kampanja të marketingut, politike, ekonomike etj. Ky i ndihmon secilit individ dhe biznes të bëjë vet kampanjën sipas nevojës dhe dëshirës.

Moderatori Orhan Murati gjatë tërë këtij sezonit inkurajoj shikuesit që ta shikojnë këtë show sepse secili mund të marrë informata të vlefshme për biznes nga juria me përvojë të madhe në biznes dhe që ofruan informacione dhe këshilla të nivelit shumë të lartë, dhe po ashtu informacione ne fushën e biznesit shumë interesante kishte edhe nga të gjithë pjesëmarrësit që prezantuan projektet e tyre.

Pritet që sezoni i radhës të ketë pjesëmarrës akoma më shumë dhe që ky show të bëhet pjesë e mediave tona çdo vit, ky do të ishte një kontribut shumë i madh për zhvillimin e ekonomisë tonë. /Telegrafi/