Telegrafi

Shpallet fajtore që i hodhi pacientes sprei aromatik (Video)

Susan Draper që shërbente në një qendër kujdesi për të moshuar në Birmingham të Anglisë, është shpallur fajtore për abuzim ndaj Betty Boylan.

Infermierja është filmuar teksa i hidhte sprei aromatik 78-vjeçares me probleme mendore, në mënyrë që të duket sikur është e pastër dhe freskët, kur vizitohet nga familjarët.

Megjithëse ka punuar për 17 vjet në atë profesion, ajo është shpallur fajtore dhe pritet që së shpejti të dënohet për veprimin e kryer.

Zyrtarët e qendrës kanë nisur hetime, për të zbuluar nëse edhe ndonjë nga infermierët tjera ka përdorur metodën e njëjtë vetëm për të mos i pastruar si duhet pacientët. /Telegrafi/