Andrea Giesbrecht është dënuar nga gjykata kanadeze pasi është shpallur fajtore për vrasjen e gjashtë fëmijëve të saj, ndërsa eshtrat e tyre janë gjetur në një dollap.
Giesbrecht nga kryeqyteti i provincës kanadeze Manitoba ka fshehur shtatzënitë e saj në mënyrën më mizore, ndërsa gjykatësi ka bërë me dije se provat e paraqitura nuk lënë asnjë dyshim për aktin makabër të gruas.
Giesbrecht u arrestua menjëherë pas zbulimit të eshtrave të foshnjave të vdekura, ndërsa hetuesit nuk kanë arritur që me saktësi të zbulojnë shkakun e vdekjes së tyre apo nëse ndonjë nga foshnjat kishte lindur i gjallë.
Nga e gjithë ngjarja, sipas policisë, përcjell albeu, hetuesit kanë gjetur brenda dollapit edhe lodra për fëmijë, batanije dhe rroba.