Telegrafi

Shpallet fajtor i moshuari që hyri me autobus në supermarket, duke vrarë dy veta – pamjet e ngjarjes së frikshme (Foto/Video)

Janë publikuar disa pamje në të cilat thuhet se shihet momenti i kapur nga kamerat e sigurisë, në të cilat shihet një shofer 80-vjeçar i cili përplaset me autobusin e tij në një supermarket.

Si pasojë, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kanë mbetur të vdekur një pasagjer 7-vjeçar dhe një këmbësor i moshuar.

Po sipas mediave, bëhet fjalë për Kailash Chander, i cili është diagnostikuar me çmenduri, pasi ka punuar tri javë të njëpasnjëshme 75 orëshe dhe ka injoruar 24 letra paralajmëruese.

Arsyeja, siç thuhet më tej, ishte sepes ai humbi kontrollin e autobusit kur ngatërroi përshpejtuesin me frenin dhe u përplas në një supermarket në Coventry.

Ngjarja kishte ndodhur më 3 tetor 2015 dhe pamjet janë publikuar nga Policia e West Midlands pasi Chander u shpall fajtor për dy akuza – për shkaktimin e vdekjes dhe ngasje të rrezikshme. /Telegrafi/