Një person me shtetësi anglez është gjetur fajtor pasiqë që i njëjti kishte dhënë 3 mijë funte dyshuesit kryesor të sulmeve në Bruksel dhe Paris.
Sipas Indepedent, Zakaria Boufassil i kishte dhënë të holla Mohamet Abrinit, I njohur si ‘njeriu me kapelë’ për realizimin e sulmit në Belgjikë. Takimi i tyre ishte realizuar në një park në Birmingam.
Duke dëshmuar në Gjykatën Kingston Crown në Londër, javën e kaluar, 26 vjeçari ka pranuar se ka takuar Abrinin dhe i kishte dhënë para.
Ai shtoi se nuk e ka idenë se për çfarë janë përdorur ato para, por prokurori i rastit Max Hill QC tha se nuk dyshim se paratë janë dhënë për të ndihmuar terrorizmin.