Një person i armatosur i akuzuar për vrasjen e 11 besimtarëve në një sinagogë në Pitsburg në vitin 2018 është shpallur fajtor nga një juri në shtetin amerikan të Pensilvanisë.
Gjyqi federal i Robert Bowers, 50-vjeçar, tani kalon në fazën e dënimit, ku gjykata do të vendosë nëse duhet të dënohet me vdekje, transmeton Telegrafi.
Sulmi i 27 tetorit brenda sinagogës Tree of Life ishte sulmi më vdekjeprurës antisemitik në historinë e SHBA-së.
Bowers u deklarua i pafajshëm për të 63 akuzat kundër tij.
Juria e shpalli atë fajtor për të gjitha akuzat, sipas raporteve të mediave lokale. /Telegrafi/