Këshilli Amerikan për Edukim Ndërkombëtar ka shpallur Programin Kennedy-Lugar për këmbimin dhe edukimin e të rinjve (YES).
YES është program pa pagesë për nxënësit e shkollave të mesme në Kosovë, për të vijuar një vit shkollor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Programi financohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ndërkaq nxënësit do të jetojnë me familje nikoqire amerikane dhe do t’i vijojnë mësimet në shkollat e mesme amerikane. /Telegrafi/