Ministria e Drejtësisë e ka shpallur afatin për aplikim për ata që duan ta japin Provimin e Jurisprudencës.
Afati i aplikimit do të jetë prej datës 20 deri më 27 të këtij muaji.
Provimi i Jurisprudencës do të mbahet në muajin maj.
“Ftohen të gjithë kandidatët e interesuar, të cilët dëshirojnë që të aplikojnë për dhënien e Provimit të Jurisprudencës që do të mbahet në muajin Maj 2023, se: Afati për dorëzimin e Kërkesës dhe dokumentacionin përkatës për aplikim për Provim të Jurisprudencës fillon prej datës 20 – 27 Mars 2023”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.
Informacionin e plotë e gjeni në linkun e mëposhtëm të ueb faqes së Ministrisë së Drejtësisë:
BF114564-7A5B-431B-AF35-B20F3D7E4113.pdf (rks-gov.net)