Site icon Telegrafi

Shpallen zgjedhjet lokale në Maqedoni, do të votohet më 15 tetor

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot nënshkroi vendimin për shpalljen e zgjedhjeve lokale,për anëtarë të këshillave të komunave dhe këshillin e Bashkisë së Shkupit dhe për kryetarë të komunave dhe kryetar të Bashkisë së Shkupit, njofton Telegrafi Maqedoni.

‘Këtë e bëra në përputhje me detyrimin ligjor që kam si kryetar i kuvendit. Sipas rregullativave ligjore, zgjedhjet lokale do të mbahen më 15 tetor. Vendimi do të dorëzohet te KSHZ-ja’, u shpreh Xhaferi.

Ai apeloi se të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje duhet të veprojnë ashtu siç urdhëron Kushtetuta dhe normat ligjore, dhe me këtë, të ofrojnë proces të drejtë dhe demokratik. Kampanja parazgjedhore do të fillojë 20 ditë para ditës së zgjedhjeve, dhe për këtë periudhë Xhaferi shtoi se Parlamenti do të punojë, por nuk do të ketë seanca plenare, me qëllim që deputetët t’i përkushtohen kampanjës parazgjedhore./Telegrafi/

Exit mobile version