Gjykata Penale i ka liruar nga aktakuzat pesë të akuzuarit në rastin “Spiuni”, të cilët u gjykuan për të dytën herë, pasi Gjykata e Apelit pjesërisht e shfuqizoi aktgjykimin e parë.
Aktgjykimi shfajësues u prit me duartrokitje nga Miqo Naskovski, Marjan Maxhovski, Goran Stojkov, Gjorgi Haxhimicev dhe Cvetan Damjanovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Një pjesë e tyre janë gjykuar për shoqërim kriminel dhe armë mbajtje pa leje.
Gjykatësi Vlladimir Tufegxhiq, për rreth 20 minuta e ka arsyetuar aktgjykimin.
Në rastin “Spiuni” në vendimin e parë të gjykatës, të gjithë 19 të akuzuarit u shpallën fajtorë. Dënimin më të lartë e mori Marjan Efremov, i cili sipas Prokurorisë ka qenë “truri” i grupit që ka spiunuar për shërbime të huaja, ndërsa në të njëjtën kohë edhe ka kërcënuar edhe është marrë me mashtrime.
Dënimet tjera ishin prej 1 deri 9 vjet burg, ndërsa për njëri u shqiptua dënim me kusht./Telegrafi/