Qendra e provimit shtetëror (QPSH) njofton se nota mesatare e testimeve eksterne të maturës shtetërore, për vitin 2016/2017, në qershor është 3.39, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Rezultatet do të shpallen edhe në shkollat e vendit, si edhe në mënyrë elektronike në këtë vegëz.
Vlerësimi përfundimtar do të bëhet pas kalimit të afatit për ankesa, që zgjatë nga 6 e deri më 10 korrik, dero ira 15:00. Në testimin e qershorit u paraqitën 16.426 nxënës./Telegrafi/