Organizata britanike për mbrojtjen e ambientit ‘The Woodland Trust’, i ka zgjedhur edhe këtë vit fotografitë fituese të Pemës së Vitit.
Si çdo vit edhe kësaj radhe janë përzgjedhur katër imazhe që e shfaqin nga një pemë nga katër shtete të Britanisë së Madhe, transmeton Telegrafi.
Fituesit janë shpërblyer me nga njëmijë euro, si dhe shansin që të hynë në po të njëjtën garë që zhvillohet në kuadër të Evropës. Më poshtë janë finalistet si dhe disa përshkrime të shkurtra për to.
Ky trung që rritet në Nurthumberland, është i njohur se ka qenë pjesë e filmit ‘Robin Hood’ që është xhiruar gjatë vitit 1991.
Këtë krijesë të bukur mund ta gjeni në parkun e një shkolle. Emrin e ka marrë pasi fëmijët e luajnë një lojë, ku duhet prekur trungun dhe bërtitur ‘Ding Dong’ për të ikur më pas nga aty.
E shtrembër po e bukur, qëndron e lakuar në 45 shkallë dhe është e përshtatshme për të luajtur fëmijët.
Kjo pemë masive që ndodhet në Powis, ka shpëtuar për pak, pasi në këtë pjesë parashihej të kalonte një rrugë. Pas një kampanje të gjatë në rrjetet sociale, është shpëtuar dhe nuk është larguar. /Telegrafi/