Site icon Telegrafi

Shpallen kandidatët për Çmimet Kombëtare të Letërsisë për vitin 2017

Një javë para organizimit të ceremonisë së ndarjes së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2017 juria ka bërë publike emrat e kandidatëve të nominuar për çmimin “Vepra letrare më e mirë e vitit” dhe “Vepra letrare më e mirë e vitit e përkthyer”.

Juria e Çmimeve Kombëtare të Letërsisë e përbërë nga Parid Teferiçi, në cilësinë e kryetarit të jurisë, dhe anëtarët Alma Mile, Olimbi Velaj, Agim Baçi e Albert Gjoka, bënë të ditur listën e shkurtër me pesë libra të përzgjedhur nga autorët shqiptarë dhe me pesë libra të përkthyer, të cilët vazhdojnë garën për çmimet: “Vepra letrare shqiptare më e mirë e vitit” dhe “Vepra letrare e përkthyer më e mirë e vitit” për vitin 2017.

Lista në rend alfabetik:

Për “Vepra letrare shqiptare më e mirë e vitit”:

1. Adriatike Lami – “Burri që më do mua”; (Skanderbeg Books)
2. Entela Tabaku – “Poemë e huaj”; (Pegi)
3. Henrik S.G. – “Sonatë për gruan e një tjetri”; (Dudaj)
4. Kim Mehmeti – “Anemona”; (Naimi)
5. Stefan Çapaliku – “Secili çmendet simbas mënyrës së vet; (Fishta)

Për “Vepra letrare e përkthyer më e mirë e vitit”:

1. Abedin Preza – “Orlandi i çmendur” – Ludovico Ariosto; (Dudaj)
2. Alket Çani – “Trilogjia e binjakëve” – Agota Kristof; (Odeon)
3. Aida Baro – “Armëpushimi” – Primo Levi; (Pegi)
4. Bashkim Shehu – “2666”- Roberto Bolaño; (Pika pa sipërfaqe)
5. Erion Karabolli – “Largësi shpëtimi” – Samanta Schweblin; (Onufri)

Ceremonia e ndarjes së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2017 do të zhvillohet ditën e mërkurë, 19 dhjetor 2018, ora 17:00 , arTurbina. /Telegrafi/

Exit mobile version