Site icon Telegrafi

Shpallen fituesit e Javës së Inovacionit për Teknologji dhe Turizëm (Foto)

Në Shtëpinë e Inovacionit në Istog, është zhvilluar sot dita e prezantimeve të ideve të biznesit, nga ana e gupeve që janë pjesëmarrës në garën në kuadër të Javës së Inovacionit për Teknologji dhe Turizëm.

Gjatë ditës janë prezantuar 15 grupe të ndryshme, me idetë e tyre biznesore, me qëllim që të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, duke nxitur inovacionin dhe sipërmarrjen në industrinë e turizmit, transmeton Telegrafi.

Për më shumë, disa ide kanë përfshirë krijimin e paketave turistike, zhvillimin e aplikacioneve online për telefona te mençur dhe web, përfaqësimin më të denjë të sektorit të turizmit si potencial për rritjen e ekonomisë.

Vlerësimi i ideve biznesore është bërë nga juria e pavarur e përbërë nga ekspertë të fushës për Teknologji dhe Turizëm, ku nga 15 biznes-propozime janë përzgjedhur 10 idetë me të mira dhe për secilën ide janë ndarë nga tremijë euro.

Java e Inovacionit për Teknologji dhe Turizëm është organizuar në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian, “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”, ndërsa është implementuar nga STIKK dhe Syri i Vizionit. /Telegrafi/

Exit mobile version