Mbrëmë (e hënë) është shënuar nata e parë e edicionit të 59-të të Festivalit të Këngës së RTSH.
Në kompeticionin muzikor u prezantuan plot 25 këngë, ndonëse një më pak për arsye se artistja Manjola Nallbani vendosi të tërhiqej nga gara për shkak të disa arsyeve shëndetësore.
Ndërkaq sot (e martë) siç bëhet e ditur, të gjitha këngët do prezantohen në transmetim në një variant akustik, përkundër se është marrë vendimi i jurisë për 18 finalistët e nesërm.
Juria e Fest ‘59 vendosi të çojë në finalen e 23 dhjetorit 18 këngë të interpretuara nga:
Orgesa Zaimi
Festina Mejzini
Devis Xherahu
Inis Neziri
Florent Abrashi
Sardi Strugaj
Gjergj Kaçinari
Rosela Gjylbegu
Kastro Zizo
Wendi Mancaku
Evi Reçi
Xhesika Polo
Anxhela Peristeri
Era Rusi
Gigliola Haveriku
Viktor Tahiraj
Kamela Islamaj
Mirud
Theksojmë që nata e dytë e këtij festivali mund të ndiqet sonte në RTSH 1, në rrjetin social Facebook dhe kanalin e YouTube të RTSH. /Telegrafi/