Telegrafi

Shpallen fermerët e vitit

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MPZHR), Idriz Vehapi ka thënë se shpallja e fermerëve të vitit nga kjo ministri tashmë është bërë tradicional dhe me vlera të veçanta, sepse paraqet sukseset kulmore të arriturave në sektorin e bujqësisë.

“Ne e dimë se bujqësia ka qenë e neglizhuar dhe ka qenë më shumë vetë iniciativë e njerëzve që janë marrë me bujqësi dhe më pak si përkujdesje e shtetit. Nga vitit 2008 dua të përgëzoj ministrin Idriz Vehapi për gjithë punën që ka bërë në krijimin e mundësisë për zhvillimin e bujqësisë në Kosovë”, ka theksuar zv. Kryeministri Hajredin Kuçi.

Ai ka shprehur besimin e tij që ministri Vehapi do ta intensifikojë punën për zhvillimin e sektorit të bujqësisë, duke thënë se prioritet i Qeverisë mbetet zhvillimi i bujqësisë dhe krijimi i kushteve sa më të favorshme për bujqit kosovarë./telegrafi/