Telegrafi

Shpallen fajtorë prindërit që rrisnin fëmijët në shtëpi të papastër (Foto)

Dated: 21/07/2017 The squalid home in North Tyneside which has led to two parents being jailed for two years at Newcastle Crown Court after their children were found living in the "uninhabitable" home covered in faeces and flies. See story North News

Prindërit e paemëruar nga Newcastle e Anglisë, që i rrisnin fëmijët në shtëpinë e papastër, të mbuluar me urinë dhe ushqime të mykura, janë shpallur fajtorë dhe do të dënohen së shpejti.

Të dy fëmijët që janë adoleshent të rinj, kishin morra në kokë, ndërsa shkaku i jetesës në kushte të pafavorshme, kanë vështirësi në të mësuar, transmeton Telegrafi.

Megjithëse janë të punësuar dhe kanë gjendje të mirë mendore, prindërit lejuan që shtëpia tyre të mbushej me rrobe të papastra, plehra dhe dyshemetë me qime të qenve.

Derisa të vegjlit janë dërguar në strehim, prindërit që akuzohen për neglizhencë ndaj fëmijëve po qëndrojnë në mbajtje. /Telegrafi/